Për gazetën serbe “Politika”, Mickoski është pantomimë, ndërsa Ivanov hero

Me titull “Hajvar i Referendumit”, gazeta proqeveritare e Serbisë “Politika” të martën doli me komente në të cilat  vlerëson se “në vend se të pranojnë se referendumi ka dështuar, funksionarët evropian, amerikan dhe të NATO-s e kanë shpallur si fitore, që i përkeqësoi me tej pasionet politike”, transmeton Meta.mk.

“Dyfytyrësia e elitave politike qeveritare perëndimore dhe përpjekja për ta rishkruar vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë që nuk u pajtuan të votojnë, relativizmi i rezultateve që u vlerësua si konsultativ, me presione diplomatike, ndryshimi i emrit po hyn në Kuvend, vetëm ta përforcojë rezistencën e maqedonasve”, shkruan Aleksander Apostollovski në komentin e tij për “Politika”.

Në koment vlerësohet se “trupi votues maqedonas është ndarë në dy parti, që derdhën gjak në Kuvend, ndërsa shqiptarët pas porositën, duke u ulur në Platformën e Tiranës, se ata janë aleatët e vetëm të sinqertë amerikanë”.

Këtë referendum maqedonasit e vendosën me heshtje, thekson gazeta dhe shton se madje edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në fushatë është sjellë si pantomimë, për dallim nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili “kur ngeli i vetëm, nuk është fshehur në rezidencën e vetë, por nga foltorja e Kuvendit të përgjithshëm të KB-së i kritikoi SHBA-së, BE-në dhe NATO-n, duke i ftuar qytetarët e Maqedonisë ta bojkotojnë referendumin”.

“Shumica do të thonë se maqedonasit nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë historike që në mënyrë eksperte të hyjnë në NATO dhe të fillojnë negociatat me BE-së pas 27 viteve.  Mundet që irracionalja ballkanike sërish e ka fituar pragmatizmin”, thuhet në tekst.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP