Përfundoi procesi i nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me komunat brenda Rajonit planor të Pollogut

Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Fondacionit Metamorphosis dhe komunës së Vrapçishtit u mbyll kapitulli i nënshkrimit të memorandumeve për bashkëpunim me nëntë komunat e kyçura në rajonin planor të Pollogut, (Tetova, Gostivari, Zhelina, Bogovina, Tearca, Jegunovca, Vrapçishti, Bërvenica dhe Mavrova – Rostusha).

Në përputhje me memorandumin, Fondacioni Metamorfozis obligohet që t’i promovojë vlerat e të gjitha vendeve potenciale dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në rajonin e Pollogut, ndërsa komunat e lartpërmendura do të sigurojnë informacione, ekspertizë dhe përvojë, si dhe do t’i nxisin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të gjitha palët e interesuara që në mënyrë aktive të kontribuojnë në realizimin e objektivave të projektit.

Gjithashtu, edhe në anën tjetër të kufirit, Qarku i Këshillit të Elbasanit ka nënshkruar memorandum identik për bashkëpunim me shtatë bashkitë e rajonit të Elbasanit, (Elbasan, Prrenjas, Librazhd, Peqin, Cerrik, , Belsh dhe Gramsh).

Vlen të theksohet se deri tani 73 subjekte (restorante, hotele, agjenci turistike), OJQ, Institucione dhe individë –sipërmarrës potencial, nga dyja anët e kufirit, i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të qenë pjesë e rrjetit STEP.

Kohëzgjatja e Memorandumit të bashkëpunimit është deri më 31 mars 2020. Projekti financohet nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar i Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button