Spektakël parashutistësh dhe ushqime tradicionale në Belsh të Elbasanit (FOTO)

Bashkia Belsh në bashkëpunim me Konfederatën e Parashutistëve të Shqipërisë organizuan një spektakël madhështor për të interesuarit dhe dashamirësit e këtij sporti. Vizitorët nga Shqipëria dhe Evropa, patën mundësi ta shijojnë spektaklin e 17 parashutistëve.

Në fund të organizimit, anëtari i rrjetit STEP (Smart Torusim Encanhement Project), restauranti “Agroturizëm Paja” servoi gatimet e tyre specifike dhe tradicionale për pjesëmarrësit në këtë organizim.

Agroturizëm Paja në buzë të liqenit të Seferanit në Belesh të Elbasanit mundëson ushqime të freskëta fshati, kalastrena (zogj pule) dhe peshk liqeni të freskët të llojeve të ndryshme, muzikë live çdo të shtunë, si dhe raki, verëra të ndryshme të prodhuar po nga vet restauranti dhe hapësira për organizime të ndryshme të dasmave dhe ahengjeve. Por, mbi të gjitha, ajo që e karakterizon biznesin Agroturizëm Paja është natyra e bukur dhe pastërtia përreth, që  mundëson të bëni kamping ku mund të dëgjoni vetëm  cicërimat e zogjëve dhe të ndieni erën e lehtë e të freskët që të perkëdhel trupin dhe të jep ndjenjën e rehatisë shpirtërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button