Avioni me krahë që përthyhen është Boeing 777X

Doni një avion me kapacitet të jashtëzakonshëm dhe me një shtrirje korresponduese krahësh, por që të jetë edhe i përshtatshëm për portat e rregullta të aeroporteve? Kompania Boeing duket se e ka gjetur një zgjidhje.

Avioni i ri i saj, Boeing 777X, ka krahë të përthyeshëm. Prototipi iu prezantua botës pak ditë më parë gjatë një transmetimi “live” nga fabrika e Boeing-ut në Uashington, ku ai është ndërtuar, njofton TCH.

Avioni është i pari i gjeneratës së re dhe kur ai të nisë fluturimet do të jetë avioni më i madh në botë me dy motorë. Kur ai të përfundojë do të ketë shtrirjen më të madhe të krahëve, krahasuar me të gjithë avionët e dalë nga fabrika 102-vjeçare.

Krahët i japin avionit fuqi shtesë shtytjeje, çka ndihmon në kursimin e 12% karburanti më shumë krahasuar me Airbus 350. Krahët e palosshëm janë parë më herët edhe tek avionët ushtarakë, por tek avionët komercialë kjo është një risi.

Dhe në fakt, Administrata Federale e Aviacionit në SHBA duhet të hartojë rregullore të reja për këtë. Me një kapacitet prej 350 deri në 425 pasagjerë, avioni pritet të debutojë në 2020, me fluturimet testuese që do të nisin vitin e ardhshëm.

Janë disa madje kompanitë ajrore që i kanë bërë tashmë porositë, mes tyre Emirates, All Nippon Airways dhe Lufthansa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP