Ka ndërruar jetë fizikani që shiti çmimin Nobel për shpenzimet e shëndetësisë

Ka ndërruar jetë fizikani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), 96 vjeçari Leon Lederman, i cili kishte shitur çmimin Nobel për shpenzimet e shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bashkëshortja 37 vjeçare Ellen Carr Lederman, në deklaratën e saj njoftoi se shkencëtari para dy ditësh ka ndërruaj jetë në një shtëpi për të moshuarit në Rexburg të Idahos.

Leon Lederman në vitin 1988 kishte fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të rolit të tij në zbulimin e grimcës subatomike të quajtur “muon neutrino”.

Ai e ndau çmimin me dy shkencëtarë të tjerë, ndërsa me pjesën që i takonte atij kishte blerë një barakë të vogël. Lederman në vitin 2015 kishte nxjerrë çmimin e tij në ankand për të mbuluar shpenzimet shëndetësore. Çmimi u shit për 765 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button