Indeksi rajonal: Maqedonia me institucione më të hapura në rajonin i cili po mbyllet

Shqetëson tendenca për uljen e transparencës në Mal të Zi dhe në rajon, ndërkaq Qeveria e Maqedonisë është më transparentja nga qeveritë e rajonit, u theksua në konferencën në temë “Transparenca e institucioneve të pushtetit ekzekutiv në Mal të Zi dhe rajon”, e cila u mbajt në Podgoricë. Konferenca, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Drejtës së Qasjes së Lirë deri te Informatat me Karakter Publike, u organizua nga Qendra për Tranzicion Demokratik (QTD) nga Mali i Zi, njofton Portalb.mk.

Në ngjarje u prezantuan rezultatet nga matja e Indeksit Rajonal të Transparencës, e cila tregon se institucionet në rajon stagnojnë dhe nuk i plotësojnë rekomandimet e sektorit joqeveritar që të jenë më të mira në lidhje me çështjen e transparencës. Në korniza të këtij indeksi, për dy vjet, me mbi 80 kritere për institucion, u mat dhe analizua transparenca e 275 pushteteve ekzekutive në Mal të Zi, Maqedoni dhe rajon. Hulumtimi është zbatuar nga dhjetori i vitit 2017 deri në mars të vitit 2018, ndërkaq në bazë të rezultateve është bërë edhe një sërë rekomandimesh dhe udhëzimesh për përmirësimin e transparencës së institucioneve. Ky hulumtim u zbatua nga “ACTION SEE” rrjeti i organizatave të rajonit.

“Ajo që shqetëson është tendenca për uljen e transparencës në Mal të Zi dhe në rajon. Ende nuk ka politike që e definojnë transparencën. Institucionet nga Qeveria nëpërmjet ministrive deri te trupat administrative kanë arritur shumë rezultate të dallueshme. Transparenca ende varet nga vullneti i menaxherëve të institucioneve, dhe jo nga politikat e qarta dhe procedurat”, tha Milica Kovaçeviq nga QTD.

Liljana Pecova – Ilieska nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, tha se nëse nuk ka obligim ligjor të publikohen informatat, atëherë institucionet rrallë herë e bëjnë atë me vetiniciativë.

“Ne duhet ta ndryshojmë mënyrën e të menduarit nëpërmjet vendosjes së qasjes strategjike dhe sistematike dhe të implementimit të praktikave të mira nga rajoni”, ka theksuar ajo.

Ndryshimi i vetëdijes së të punësuarve në administratës shtetërore me qëllim të promovimit të transparencës proaktive, janë porositë që janë theksuar në konferencë.

Danira Karoviq nga Shoqata e Qytetarëve “Pse jo” nga Bosnja dhe Hercegovina tha se problemet me transparencën e institucioneve janë të ndryshime në të gjitha vendet.

Vujo Iliq nga organizata CRTA nga Serbia vlerësoi se do të jetë e patjetërsueshme që në të ardhmen zgjidhjet ligjore të mos varen nga vullneti politik.

Në vazhdim të konferencës u bisedua edhe për zbatimin e Iniciativës për Partneritet të Hapur Qeveritar  në Mal të Zi dhe rajon. Republika e Maqedonisë është i vetmi vend në rajon e cila këtë iniciativë e ka kyçur në Parlamentin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button