Qeveria votoi rritjen e fondeve për vettingun, PD: Propozimin e sollëm një vit më parë!

Partia Demokratike ka reaguar këtë pasdite në lidhje me votimin pro të maxhorancës për rritjen e fondeve për institucionet e Vettingut, duke u shprehur se kartonat e socialistëve u ngritën me një vit vonesë, për atë që opozita kishte propozuar që një vit më parë.

Përmes një deklarate për shtyp, PD është shprehur se Rama priti një vit që të kthehej tek amendamentet e bëra nga opozita për vettingun. Në deklaratë thuhet gjithashtu se opozita nuk do të bëjë kurrë Pazar me kryeministrin e vendit.

“Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore. Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut. Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës. Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës/

Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën! 7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutës. Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/qeveria-votoi-rritjen-e-fondeve-per-vettingun-pd-propozimin-e-sollem-nje-vit-me-pare-582106/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button