Merkel: Do të bëj të nevojshmën që Irani të mos vjen tek armët bërthamore

 Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës zyrtare në Izrael deklaroi se duhet bërë çfarë do që nevojitet që Irani të mos vjen deri tek armët bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel mori pjesë në ceremoninë në të cilën iu dorëzua doktorati i nderit të Universitetit Haifa, në Kudsin Perëndimor, pas së cilës iu përgjigj pyetjeve të studentëve.

“Ne jemi dakord të bëjmë atë që është e nevojshme që Irani të mos arrijë armë bërthamore. Ajo që ne ndajmë mendime të ndryshme është nëse marrëveshja me Iranin është një mënyrë për të parandaluar aktivitetet bërthamore”, shtoi Merkel.

Ajo tha se ndodhitë në Siri rrisin kërcënimin ndaj Izraelit.

Kancelarja gjermane ka denoncuar akuzat se shembjet në Han al-Ahmer mund të ndikojnë në vizitën e saj dhe takimin me zyrtarët e qeverisë.

“Këto pretendime janë të pasakta. Ky është një vendim që Izraeli e ka marrë dhe nuk ka ndikim në vizitën tonë”, shpjegoi Merkel.

Para ceremonisë në Universitetin e Haifës, u vizitua Qendra Përkujtimore Yad Vashem.

“Gjermania është e detyruar të kujtojë holokaustin dhe të luftojë kundër antisemitizmit, racizmit dhe urrejtjes”, tha Merkel në mesazhin që ajo la në një libër përkujtimi.

Merkel mbërriti mbrëmë në Tel Aviv. Sot, ajo duhet të takohet me presidentin izraelit Reuven Rivlin dhe pastaj me kryeministrin e vendit Benjamin Netanyahu.

Pritet që të diskutojnë mbi Iranin, çështjen palestinezo-izraelite dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button