MASH: Librat e distribuara për shkollat fillore dhe të mesme, nxënësit do t’i marrin deri më 15 tetor

Librat për shkollim fillor dhe të mesëm, të cilat janë blerë nga shtëpitë botuese, po i dërgojnë në shkolla, ndërkaq distribuimi është kryer javën e ardhshme, informojnë në nga Shërbimi Pedagogjik i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkruan” Meta“, transmeton Portalb.mk.

“Dorëzimin e librave për shkolla të mesme, pritet që të mbarojë në mes të tetorit. Në proces të dorëzimit të librave, u themi që të kenë kujdes në afatet për plotësimin e formularëve për porosi, por edhe për atë që t’i lexojnë udhëzimet nga ana e Shërbimit Pedagogjik”, thonë nga atje.

Ka një rregull absurd sipas së cilës, Ministria kërkon nga shkollat, në maj të dorëzojnë numër të librave të nevojshme për vitin e ardhshëm shkollor, edhe pse në maj askush nuk e di sa saktë se sa nxënës janë regjistruar që të dihet se sa libra do të jenë të nevojshme.

Në pyetjen nëse planifikohet praktikë e tillë të ndryshohet, nga Shërbimi Pedagogjik thonë se bëhet fjalë vetëm për nxënësit e klasës së parë dhe këtu ka mundësi që deri më 20 shtator të korrigjohet numri që është paraqitur në maj.

“Mendohet edhe për ndryshime ligjore, por çdo prolongim të porosisë do të thotë edhe prolongim të distribuimit, kështu që duhet me kujdes të mendohet për këtë problematikë”, shton ai.

Deri në vitin e kaluar, nuk ka pasur mundësi që të blihen libra, pasi që të drejtat autoriale i ka Ministria. Prej këtij viti, ajo është e mundshme.

Ky pushtet, e vazhdon politikën e librave falas për çdo nxënës.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button