“Lufta tregtare SHBA-Kinë mund të dëmtojë secilin”

Themeluesi i gjigandit kinez të tregtisë online “Alibaba”, Jack Ma, thotë se në rast nuk gjendet një zgjidhje lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës mund të dëmtojë secilin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në fjalimin e tij në seminarin e Organizatës Botërore të Tregtisë që zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, tha se mosmarrëveshja tregtare mes dy vendeve mund të zgjasë 20 vite.

Sipas tij, në rast se nuk gjendet një zgjidhje për këtë situatë secili mund të pësojë nga kjo luftë tregtare.

“Tregtia është një mënyrë për të ndaluar luftën. Tregtia është një mënyrë për të ndërtuar besimin. Nuk është armë për të luftuar njëri-tjetrin”, deklaroi Jack Ma duke shtuar se me përfundimin e tregtisë ndonjëherë fillojnë luftërat.

Ai theksoi se bota biznesit ka nevojë për tregti e jo për luftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button