Përfshihet nga zjarri trageti me 294 udhëtarë në Detin Baltik

Një traget me 294 udhëtarë në Detin Baltik pas një shpërthimi është përfshirë nga zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në tragetin “The Regina Seaways” të kompanisë DFDS SEAWAYS me seli në Danimarkë, ka shpërthyer zjarr derisa ishte në lëvizje në ujërat ndërkombëtare, 135 kilometra larg nga qyteti Kaliningrad.

Theksohet se zjarri ka shpërthyer derisa trageti po transportonte udhëtarë nga qyteti Kiel i Gjermanisë në Klaipeda të Lituanisë.

Ekipet ruse dhe lituaneze të shpëtimit janë nisur për të arritur tek trageti, ndërsa një helikopter është dërguar në rajon.

Nga kompania thonë se nga incidenti nuk është plagosur askush dhe se janë në përgatitje të evakuimit të personave.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button