Tanc
Ndodhë shpesh të ndjesh dashurinë
dhe të thuash – s’të harroj për jetë
të thurësh ëndrra për pafundësinë
për dy që u deshën me të vërtetë
Por jeta s’të gëzon kaq lehtë
e të zgjon nga gjumi letargjik
dhe dashuritë me Romeo dhe Zhuljetë
përfundojnë në raftin e librave romantik
Në ciklin e – s’të harroj për jetë
ku dashuritë zgjasin veç ca
jehona kthehet në muzë për poetë
në shpirtra vargjesh që fund nuk ka
Dhe tek poezia ndrojtja strehim nuk gjen
mes galaktika fjalësh nuk ka shpirt përtac
dy që u deshën bënë melodinë
ritmin e shkronjave thurën me tanc.
Autor: Naim Iljazi