Referendumi, ja çfarë tha pasi votoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), sot e ka realizuar të drejtën e votës në referendumin e sotëm për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

Pas votimit, Ahmeti tha se shpreson që referendumi të kaloi në atmosferë demokratike, ndërkaq ritheksoi nevojën që ky referendum të jetë i suksesshëm me qëllim të integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

“Do të doja që ky proces të jetë i qetë, të jetë konform standardeve demokratike, ky është moment historik për vendin tonë dhe besoj që këtij momenti kaq të rëndësishëm, me qetësinë më të madhe qytetarët t’i përgjigjen. Është e drejta e tyre t’i shprehin bindjet e tyre, si për “për”, ashtu edhe për “kundër”. Nga të gjitha informatat që i posedojmë, procesi është në rregull, unë pres që qytetarët të vendosin në këtë referendum për të ardhmen e tyre. Ne të gjithë jemi angazhuar që nga 1 tetori Maqedonia të jetë pranë vendeve ku aspirojmë ne, pranë Bashkimit Evropian. Presim që Maqedonia të hapërojë drejt integrimit në NATO dhe BE për të instaluar paqe të qëndrueshme, siguri për të qytetarët, investime, zhvillim ekonomik, të punojmë pa ndalur drejt sundimit të ligjit dhe institucione sa më funksionale, qofshin të administratës publike, qofshin të administratës shtetërore, stabilitet, paqe, jo vetëm për ne, por tërë rajonin e Evropës Juglindore, si një gadishull që vërtetë meriton aty ku e ka vendin, pranë BE-së dhe NATO-s”, tha Ahmeti.

Votimi përfundoi, KSHZ e tregoi përqindjen e daljes së votuesve në referendum deri në orën 18:30 (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button