Planifikohet të hapet Qendër Frankofone në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir

Drejtor i Byrosë Rajonale të Agjencisë Universitare për Frankofoni, gjatë takimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ka informuar se përpos Qendrës Frankofone në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, planifikohet hapja e një qendre të njëjtë edhe në Universitetin “ Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir.

Ademi, sot realizoi takim pune Ketatan këshilltarin për kulturë dhe bashkëpunim në Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup, Emanuel Rember.

Në këtë takim u prezantua plani për përkrahjen e Frankofonisë në Republikën e Maqedonisë dhe universiteteve ku funksionojnë katedrat e gjuhës franceze, si dhe përkrahja e studentëve të diplomuar të gjuhës franceze, si sipërmarrës të ri.

Aktivitetet e këtyre qendrave, siç theksoi Ketata janë të orientuara në veprimtarinë hulumtuese dhe punësimin e frankofonëve, si dhe promovimi i gjuhës franceze në Republikën e Maqedonisë.

Ministri Ademi në këtë takim ka shprehur përkrahje të madhe për aktivitetet që i ndërmerr Byroja Rajonale e Agjencisë Universitare për Frankofoni, ku theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë përpjekje të mëdha për promovimin e gjuhës franceze në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button