Tetovë, UNDP do të angazhojë 15 asistentë personal për nxënësit me nevoja të veçanta (VIDEO)

Përfaqësuesja e UNDP në Maqedoni, Luiza Vinton ishte e pranishme në komunën e Tetovës nga ku prezantoi programin për vitin 2018 për punën e dobishme për komunitetin. Vinton deklaroi se këtë vit do të kyçen 15 asistentë personalë në procesin arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme, njofton Portalb.mk.

“Sot biseduam për 15 asistentë personalë të cilët do të kyçen në procesin arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme dhe do ti trajnojmë dhe do ta bëjmë të mundshme që të kyçen në shkollat e rregullta me nxënësit e tjerë. Pra, do e përsërisim edhe sivjet programin me 15 asistentë që ato fëmijë të jenë pjesë e sistemit të rregullt shkollor “ tha Luiza Vinton  Përfaqësuese e UNDP – Maqedoni. Vinton deklaroi se programi i sivjetëm do të përfshijë 56 komunat e Tetovës nga i cili do të përfitojnë rreth 650 persona.

“Sivjet do të jetë program më i madh, do të kyçen 56 komunat e Tetovës ku do të punojnë asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, që u nevojiten kujdes, dhe në këtë vit do të jenë aktivitetet më të mëdha derë më tani. Programi do të punësojë 650 persona për këtë qëllim, mirëpo është e qartë se përfitimi që do të kenë njerëzit nga ky projekt është shumë më i madh ”.

Përndryshe, ky projekt është pjesë e programit që tashmë disa vite UNDP e punon në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button