Ranë maskat: VMRO-DPMNE hapur thirri për bojkot të referendumit

VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe hapur ka pranuar se është për bojkotim të referendumit të 30 shtatorit dhe të ekzistimit të grupeve, të cilët në ditën e referendumit do ta tregojnë “rezistencën e fuqishme të popullatës”. Këtë e ka deklaruar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në takimin e djeshëm me qytetarët e Komunës Qendër dhe Soposhte, gjatë së cilës është thirrur në “Përshtypjet nga takimet në terren”, njofton Portalb.mk.

“Vullneti është i qartë, është e dukshme që një pjesë e adhe e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, pjesa më e madhe vendosin që të ngelin në shtëpi dhe ajo është që e presim të dielën”, publikisht ka ftuar Nikolloski.

Vetëm përpara disa ditëve ai refuzoi në një intervistë në “1TV” të tregojë se si do të veprojë në referendum, me qëllim që siç tha ai “të mos ndikojë ndaj votuesve”. Deklarimi i tij publik se “pret bojkot”, tre ditë përpara referendumit, i ka konfirmuar dyshimet e deritanishme se qëndrimi zyrtar partiak nuk është caktuar për ta manipuluar opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Mickoski manipulon

Burimet partiake të “DW” të cilët nuk pajtohen me qëndrimin e turbulluar të partisë për referendumin, konfirmojnë se manipulimin më të madh të qytetarëve e bën kryesia e VMRO-DPMNE-së.

“Mickoski dhe ekipi rreth tij në mënyrë mizore i manipulojnë qytetarët dhe anëtarësinë. Kanë miratuar qëndrim të partisë “çdokush të veprojë sipas bindjes së tij”. Vetë Nikollovski ka deklaruar se nuk do të deklarohet se si do të veprojë personalisht, me arsyetimin se “të mos ndikojë ndaj votuesve”, ndërkaq tani edhe ai edhe të tjerët e bëjnë të kundërtën. Vetëm shihni se çfarë po ndodh në Facebook. Personat e udhëheqësisë që deklaroheshin si “neutral”, vendosin liken ë çdo publikim të deputetëve dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët deklarohen për bojkotim. Me atë e konfirmojnë se qëndrimi i deklaruar i VMRO-DPMNE-së është plotësisht i rrejshëm”, komentojnë burimet e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button