Dimitrov për Ivanov: Refuzoj ta kem president një pafuqi të tillë (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e ka quajtur presidentin e shtetit simbol të pafuqisë dhe humbjes, për shkak të vendimit për ta bojkotuar referendumin e 30 shtatorit, njofton Portalb.mk.

Ai që duhet të jetë babai i popullit, thotë Dimitrov, nuk sheh se tani është e nevojshme që të bashkohet populli.

“Përfundimisht kemi marrëveshje ku pranohet gjuha dhe populli maqedonas. Ai thotë se “unë nuk do të dalë të votojë”. E tmerrshme nuk më besohet. Është turp. Refuzoj, nuk mundet që të kem president një pafuqi të tillë. Simbol i pafuqisë, turpit dhe të humbjes”, tha Dimitrov në tribunën në Dellçevë e cila është mbajtur të hënën.

Të gjitha arratisjet e Gjorge Ivanovit (KRONOLOGJI)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button