Referendumi, nesër votojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

Në një vendvotim në Këshillin Shtetëror Zgjedhor nesër do të fillojë votimin për referendumin e 30 shtatorit, i cili mbahet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk.

Të parët që do të realizojnë të drejtën e tyre për votim janë 104 anëtarë dhe zëvendës-anëtarë të këshillave të cilët pas votimit do të udhëtojnë për në përfaqësitë diplomatike konsullore, dhe përfaqësitë konsullore të Maqedonisë, ku të shtunën më 29 shtatorë do të mbahet votimi për referendumin.

Votimi jashtë vendit do të mbahet në 33 përfaqësi konsullore, dhe zyra konsullore në Republikën e Maqedonisë, përderisa për votim janë paraqitur 2.694 shtetas të Maqedonisë.

Shtetasit e Maqedonisë do të mund të votojnë në përfaqësitë konsullore në Bern, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanbera, Bruksel, Stokholm, Paris, Rim, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Pordgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.

Vendet në të cilat janë paraqitur më së shumti votues janë Berni me 321, Venecia me 264, Ljublana 217, si dhe Vjena dhe Toronto me 151. Më pak se 10 votues janë paraqitur në Budapest, në Stamboll, Bukuresht dhe Athinë.

Përderisa ndonjë votues i cili paraprakisht është paraqitur se do të votoj në Konsullatë udhëton për në Maqedoni nuk do të mund ta realizojë të drejtën e tij për votim në vend, pasi që emir i tij do të jetë i shënuar në vendin që është paraqitur. Votimi në diasporë fillon nga ora 7 e mëngjesit dhe përfundon në orën 19 sipas kohës lokale.

Të shtunën më 29 shtatorë, mundësi të votimit në referendum do të kenë personat e sëmurë, të burgosurit dhe personat e dënuar me burg shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button