Alpinistët takohen në trekëndëshin Shqipëri-Mali i Zi-Kosovë, zotohen për ruajtjen e ambientit (FOTO)

Në trekëndëshin Shqipëri – Mali i Zi – Kosovë ditë më parë është mbajtur një takim i shoqatave alpine nga këto tri vende, njofton portali plavaegucia sot.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të punohet sa më shume në ruajtjen e natyrës dhe ndërtimin e raporteve të ndërsjella të shoqatave alpine të Shqipërisë Kosovës dhe Malit të Zi.

Ne mesin e shoqatave pjesëmarrëse ishte edhe Shoqata Evropiane për ruajtjen e natyrës Europian Greenbelt. Në këtë takim në natyrën e përkryer të Bjeshkëve të Nemuna morën pjesë Grupi alpin Era nga Shqipëria, Grupi alpin Gjeravica nga Peja dhe Grupi alpin Hrid nga Plava.

Shoqatat u zotuan që kësi lloj takimesh të ketë edhe në të ardhmen dhe njëkohësisht u shpreh dëshira që këto takime në të ardhmen të bëhen tradicionale , dhe kështu të punohet së bashku në ruajtjen e ambientit të natyrës së bukur që karakterizon këto bjeshkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button