Kuvendi shtyn sërish votimin për “Magjistratët”
Në seancën e plenare të kësaj të hëne ka janë votuar disa nga ligjet e parashikuara për rendin e ditës. Ligji për ndryshimet të “Gazit Natyror” është votëbesuar duke marrë 71 vota, transmeton Vision Plus.
Ndërkohë në seancën e sotme mazhoranca e vetme pa praninë e opozitës, ka shtyrë sërish votimin për ligjin e magjistraturës dhe ndryshimet në Kodin Rrugor, pasi të dyja kanë nevojë për shumicë të cilësuar.
Ndërkohë Partia Demokratike dhe opozita nga ana tjetër kanë prezantuar platformën antimafia, e cila sipas saj, synon të zgjidhë njëherë e mirë lidhjet e dyshimta mes politikanëve dhe oligarkëve.