PD: Arta Marku po i mbyll gojën drejtësisë

Demokratët akuzuan kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku se me urdhër të Kryeministrit Rama, po godet dhe shantazhon grupin e prokurorëve antimafia. Sipas demokratëve, pjesë e të njëjtit skenar të ideuar nga kreu i Qeverisë, është edhe transferimi i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, që ndiqnin dosjet e krimit të organizuar, njofton TCH.

“Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet”, u shpreh Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i PD.

Partia Demokratike është e bindur se shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së ish-ministrit Tahiri ka si qëllim pengimin e drejtësisë, gjë të cilën selia blu e konsideron vepër kriminale për të cilën kryeprokurorja Marku duhet të përgjigjet para ligjit.

“Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit të organizuar, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm”, tha Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP