Juventus, në garë për yllin e Manchester City-t

Leroy Sane u la jashtë kombëtares gjermane që zhgënjeu në Botërorin e Rusisë, por tashmë trajneri Joachim Löë duket se do të mbështet pikërisht te sulmuesi i Manchester City-t për të ringritur skuadrën dhe kjo është parë edhe në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, transmeton Top Channel. 

Por e ardhmja e sulmuesit duket se nuk do të jetë edhe për shumë kohë në skuadrën e drejtuar nga Guardiola, i cili ka vendosur që në shumë raste ta lë në stol lojtarin.

Bardhezinjtë e Juventusit e shohin Sane si Cristiano Ronaldon e ri dhe kërkojnë ta përforcojnë skuadrën me yllin e Gjermanisë. Të paktën kështu ka shkruar së fundmi “Calciomercato”.

Megjithatë, kjo lëvizje duket mjaft e vështirë duke pasur parasysh se anglezët e vlerësojnë lojtarin 150 milionë euro dhe një shpenzim i tillë do të dëmtonte arkat e kampionëve të Italisë, të cilët këtë sezon, me ardhjen e Ronaldos në skuadër do të synojnë Champions League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button