Britania kërkon nga liderët e BE-së të “dalin nga gremina”

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, u bëri thirrje liderëve të Bashkimit Evropian (BE) të dalin nga gremina, duke kërkuar kompromise rreth Brexitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hunt tha për BBC-në të shtunën se BE do të duhet të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe në mënyrë që të gjejë një mënyrë të bind kryeministren Theresa May për propozime të “arsyeshme dhe konkrete”.

Hunt foli një ditë pas paraqitjes së rrallë televizive të kryeministres May, në të cilën u ankua se BE ka ndikuar negativisht në planin e saj për Brexitin, pa ofruar një alternativë.

Të dyja palët i ndanë një hendek tek çështja e tregtisë së lirë dhe kufirit irlandez.

Mbledhja e liderëve të BE-së në Salzburg jo vetëm që nuk ndihmoi, por shtoi akuzat e ndërsjella.

Bllokada në fjalë ka shtuar mundësitë që Britania të largohet nga BE-ja në mars, pa arritur një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP