Drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë: Rusia ka ndikim në referendum

Një javë para referendumit, Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ose e njohur si Policia Sekrete, Goran Nikollovski, në një emision “Studio e Hapur” thotë se nuk ekziston kërcënim i drejtpërdrejt ndaj sigurisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët mund të jenë të qetë, gjithçka kjo që shkon është në fushë tjetër, në interesa më të mëdha gjeostrategjike, ku Maqedonia duhet t’i ndjek vetëm interesat e saja”, tha ai.

Ai vlerëson se fushata negative për referendumit është e lidhur me Rusinë, madje jo që nga tani, por gjatë kohë.

“Diku deri në vitin 2008-të Rusia nuk ka pasur asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Më pas janë ndryshuar qëndrimet, duke filluar me deklaratat e zotëri Llavrovit, ku thotë se nuk janë kundër anëtarësimit në BE, por janë kundër anëtarësimit në NATO”, theksoi Nikollovski.

Sipas tij, Rusia gjithsesi ka ndikim, por sa dhe si është organizuar hetim. Siç sqaron ai, në botën moderne nuk bëhet luftë me revole dhe thikë, por nëpërmjet ekranit me prekje.

“Çfarë është ajo që e shohim në terrenin e Maqedonisë? Gjithsesi se shohim përformancë të organizuar në rrjetet sociale, e cila shkon në drejtim të uljes së dalshmërisë në referendum, të mossuksesit të referendumit, diçka që më tej do të tërhiqte edhe një sërë ngjarjesh tjera. Para se gjithash, lajme të rrejshme ose gjysmë të vërteta”, sqaron Nikollovski.

Sipas tij, situata në Maqedoni është e qartë që nga viti 1993, kur Kuvendi i miratoi qëllimet strategjike, në mesin e të cilëve ishte edhe integrimi në NATO dhe u përkrah nga qytetarët me 80%. 25 vite më pas, anketa e fundit e treguan përafërsisht numrin e njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP