Tevdovski: Me hyrjen në BE dhe në NATO pagat do të rriten

Rritja e pagave dhe projektet për zhvillim lokal ishin një prej temave në fokus në takimin e sotëm të ministrit të Financave, Dragan Tevdovski me qytetarët dhe afaristët në Demir Hisar.

“E jemi rritur pagën minimale në 12.000 denarë. I kemi rritur pagat për pesë për qind në arsim dhe shëndetësi. Për 10 për qind janë rritur pagat e pjesëtarëve të ARM-së. Kemi bërë reformë sistematike për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve e cila duhet t’i nxjerrë qytetarët nga varfëria. Me hyrjen në BE dhe në NATO, standardi jetësor dukshëm do të përmirësohet. Do të sigurohen fonde më të mëdha për rrugë, për arsim, për spitale”, porositi Tevdovski.

Ai informoi se do të fillojë ndërtimi i rrugës Manastir – Demir Hisar, ndërsa do të shpallet edhe tender për projektimin e rrugës ekspres Manastir – Mexhitlia.

“Përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale të Bankës Botërore është ndërtuar edhe rruga lokale Obednik – Smilevë deri tek manastiri. Me ndërtimin e rrugës përmirësohet ekonomia lokale. U ndihmohet 500 banorëve të cilët mbledhin fruta të pyllit. Është rritur edhe turizmi lokal. Tani 1.500 vizitorë të manastirit kanë qasje më të lehtë. Përmes MSIP projektit në fazën përfundimtare është procedura për miratimin për furnizim të 4 minibusëve për transportin e nxënësve”, tha Tevdovski.

One thought on “Tevdovski: Me hyrjen në BE dhe në NATO pagat do të rriten

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP