Todorov: Mos qofsh në lëkurën e Mickoskit

Ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së në një intervistë për TV “Telma” tha se lexon shumë komente negative në profilin e tij në Facebook nga ana e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, madje dhe i kërcënohen, pasi që ka thënë se do të dalë të votojë në referendumin e 30 shtatorit (dhe do ta prish fletëvotimin), njofton Portalb.mk.

“Nuk frikësohen për jetën time, por komentet më godasin, veçmas të një pjesë që i njof. Edhe pse këtë nuk e bëj për ta tradhtuar VMRO-DPMNE-në, asnjëherë nën asnjë kusht nuk do ta tradhtoja VMRO-DPMNE-në. Të mos jesh në lëkurë të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, shihni mua se çfarë më ndodhë pse kam thënë kësi qëndrimi. Paramendoni VMRO-DPMNE të dilte me qëndrim të tillë. Sot është më e lehta të jesh për bojkot. Edhe unë do ta kisha më lehtë dhe do të kisha mbështetje më të madhe nga anëtarët”, tha Todorov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP