Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja bëhet më vështirë se lufta

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ka thënë se popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes.

Ai ka thënë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale, transmeton Lajmi.net.“Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes. Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta.

Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale.

Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet!”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button