Ali Ahmeti – Xhorxh Robertson: Tani o kurrë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe ish ministrin britanik të Mbrojtjes, Xhorxh Robertson dhe komandantin e forcave të NATO-s në vitin 2001 në Maqedoni, gjeneralin Ser Barni Uajt-Spuner.

“Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakontë të Lordit Robertson dhe Gjeneralin Barni në arritjen në prag të anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.  Ahmeti dhe Lordi Robertson u dakorduan që vendimi i 30 shtatorit është historik dhe shansi i gjeneratës tonë për ta siguruar të ardhmen e rinisë është tani ose kurrë. Ne jemi të përkushtuar për sukses sepse integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është prioritet absolut i të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe sjell paqe, siguri e stabilitet, por edhe zhvillim ekonomik”, thuhet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit, sipas kumtesës, diskutuan edhe mbi zhvillimet rajonale, me theks të veçantë mbi dialogun Prishtinë – Beograd.

Ish-sekretari i NATO-s, Robertson me porosi të fuqishme për referendumin në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button