Jordanov: Pasi nuk ia dhashë 10.000 euro, Zoran Bozhinovski filloi të publikojë tekste kundër meje

Biznesmeni Minço Jordanovski sot si palë e dëmtuar dëshmoi në procesin gjyqësor “Spiuni”. Në pyetjen e gjykatësit, Vlladimir Tufegxhiq, ai ka treguar se me të akuzuarin Zoran Bozhinovski është njohur në vitin 2007-të, kur shoku i tij Bozhinovskin ia ka paraqitur si ekspert i cili mund t’i ndihmojë në analizën e tregut për investimet e tij të ardhshme në biznes, njofton Portalb.mk.

“Atë që e mora si analizë nga Bozhinovski është më i ulët se edhe muhabetet e kafeneve dhe pasi që nuk isha i kënaqur, i thash se e ndërpresim bashkëpunimin. Në takimin e parë ia dhashë 5.000 euro paraprakisht dhe gojarisht u morëm vesh që të gjitha paratë do t’ia japë varësisht nga puna. Në takim kur i thash se e ndalojmë bashkëpunimin, reagimi i tij ishte negativ dhe më tha se duhet t’ia japë edhe 10.000 euro, pas së cilës i thash se edhe këto para që t’i kam dhënë janë shumë”, dëshmoi Jordanov.

Më pas, ashtu siç dëshmoi Jordanov, Bozhinovski ka filluar që të publikojë tekste në portalin e tij “Bure Vesnik” me gënjeshtra, shpifje dhe tregime jo-njerëzore.

“Ka shkruar se unë jam përzier në politikën kadrovike të “Telekomit”, por edhe se në “Remedika” kryhet tregti me organe. Nuk kam pasur kërcënim të drejtpërdrejt nga Bozhinovski, por sipas asaj që ka shkruar, unë ashtu e kuptova”, tha Jordanov.

Pas pyetjeve të gjykatësit Tufegxhiq, dëshmitari sqaroi se si ka hyrë në tregimin Miço Naskovski.

Jordanov, atë e ka angazhuar që ta zbatojë procesin për blerjen e “Betonit”. Naskovski e ka zbatuar procesin e blerjes së aksioneve të “Betonit” nga e cila Jordanov ka përfituar 150.00 euro. Një pjesë e parave janë paguar në “kesh”, ndërkaq të tjerat në llogari. Jordanov tha “nuk më kujtohet, ndoshta e kundërta ka ndodhur. 100 mijë ne llogari, ndërkaq 50 mijë euro në kesh”.

Më pas, Jordanov e ka parë se transaksioni në berzën për blerje të “Beton” ka dalë me çmim 20% më të lartë nga ajo që i ka thënë Naskovski.

“Dolën në pah edhe tjera punë, për shembull llogari të udhëtimit zyrtar për blerjen e këpucëve prej 400 eurove, llogari tregtimi të mëdha nëpër shitore dhe gjithandej. Pas gjashtë muajsh e shfuqizova bashkëpunimin me Naskovskin, transmeton Portalb.mk.

Naskovski më pas ka kërkuar që Jordanov t’i paguajë edhe para tjera për blerjen e “Betonit”. Janë marrë vesh që në takim duhet që të bisedohet nëse transaksioni ka qenë më i lartë.

“Miço më tha se njëri ndër ekspertët e tij do të jetë edhe Zoran Bozhinovski. Atëherë përsëri u paraqit emri i tij dhe unë thash se nuk e pranoj. Në takim ishin Zoran Vitanov, Marjan Maxhovski, Goran Stojanovski dhe Igor Cvetanovski. Vitanov më bindte që Miços t’i jepja para shtesë, ndërkaq ishte dramatike momenti kur në takim më dhanë një listë në të cilën ishin disa shuma milionëshe të cilat duhej t’ia paguajë Miços”, dëshmoi Jordanov.

Ai tha se, kërcënime të drejtpërdrejta nuk ka pasur, por edhe pas kësaj kanë vazhduar tekstet në “Bure Vesnik”.

Gjykatësi Tufegxhiq e ka pyetur Jordanovin nëse në ndërmarrjen e tij dhe ai si biznesmen ka praktikë që të japin para në dorë pa marrëveshje me shkrim ai u përgjigj: “Në atë kohë nuk isha shtet rezidencial, pasi që paraprakisht gjatë kohë kam jetuar jashtë vendit”.

Pas kësaj, dëshmitarin do ta pyesin Prokuroria Speciale dhe i akuzuari Zoran Bozhinovski.

PSP pjesërisht e tërhoqi akuzën kundër gazetarit Zoran Bozhinovski

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP