Referendumi, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë: Gjithçka do të jetë ashtu siç duhet

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen është e sigurt se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se “do të jetë gjithçka do të jetë ashtu siç duhet”. Ajo sot në Shkup ka pasur takim me homologen e saj nga Maqedonia, Radmilla Shekerinska, dy ditë pas takimit të ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Hajko Mas. Më 8 shtator, në Shkup ishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, njofton Portalb.mk.

“Unë jam e sigurt se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe gjithçka do të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe në fund do të lëvizni drejt rrugës së vërtetë”, tha von der Leyen, duke u përgjigjur në pyetjen çka nëse referendumi nuk është i suksesshëm në konferencën e përbashkët për shtyp me Radmilla Shekerinskën.

“E di se pyetja për e referendumit për emrin është e lidhur me historinë, kulturën dhe identitetin tuaj, por megjithatë në referendum shoh mundësi të madhe për vendin dhe qytetarët aktivisht të marrin pjesë. Nga përvoja me bashkimin gjerman, mund t’u them se mundësitë e tilla janë unikate dhe duhet që të shfrytëzohen. Dua t’u them se flas për Evropë të Bashkuar dhe duam që të ndërtojmë ardhmëri me ju”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes.

Për vizitat e shpeshtuara të funksionarëve gjerman, ajo u lut që “të gjitha këto vizita t’i kuptojmë si shenjë e miqësisë. Si dëshirë për bashkëpunim edhe më të afërt në të ardhmen”.

Ministrja von der Leyen vlerësoi gjithashtu se në referednum duhet të ketë sa më shumë vota.

“Në prag e keni referendumin, dhe aty duhet të jepen sa më shumë vota. Vota juaj do të vendos se për çfarë ardhmërie jeni, dhe çfarë ardhmërie e përbashkët na pret”, tha von der Leyen në debatin “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button