Arrestohet një 42 vjeçar nga Reçica e Vogël, në xhep ka mbajtur qese me kokainë

Sot rreth orës 01:40 në rrugën “Ilidenska” në Tetovë, zyrtarët policor të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, e kanë privuar nga liria 42 vjeçarin Sh.R. nga Reçica e Vogël, i cili në xhep ka mbajtur pako me kokainë, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit të të akuzuarit, i cili ka qenë me veturë “Golf” me targa të Tetovës, në xhep i janë gjetur dy pako me kokainë. Të njëjtat janë marrë për ekspertizë. Personi është mbajtur në Stacionin Policor për procedurë të mëtutjeshme”, informojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button