Salah: Liverpool fiton Champions dhe Premier League

Në prag të një supersfide mbrëmjen e sotme ndaj PSG, ylli i Liverpool, egjiptiani Salah, ka dhënë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se skuadra ku ai bën pjesë do të triumfojë këtë vit si në Champions ashtu edhe në Premier League.

Salah shprehet se një vit më parë, Liverpooli edhe pse u ndesh me skuadrat më të forta shkoi deri në finale, ndërsa këtë sezon ka edhe eksperiencën në krah, transmeton TCH.

“Sezonin e kaluar, ne eliminuam Manchester City-n, pastaj Romën, e cila kishte mundur Barcelonën në çerekfinale. Çdo herë që luajtëm ishin ndeshjet të pabesueshme. Luajtëm kundër ekipeve që fituan tituj dhe arritëm në finale, kështu që sigurisht që mund ta bëjmë përsëri! Jam i sigurt që mund ta fitojmë, madje mund të fitojmë të dyja, Ligën e Kampionëve dhe titullin e Ligës Premier. Nuk dua të ushtroj presion, por po, gjithçka është e mundur. PSG ka individë të fortë dhe një ekip shumë të mirë, mezi presim që të luajmë kundër tyre, pres një konfrontim shumë të këndshëm dhe intensiv”, ka thënë fillimisht Salah për France Football.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP