Inter, Spalletti: Me Tottenhamin bëjmë kthesën

Interi po kalon një moment të keq. Në 4 ndeshjet e para të Serisë A ka grumbulluar vetëm 4 pikë. Të shtunën u mund në San Siro me rezultatin 0-1 nga Parma, ndërsa nesër do të ketë përballë Tottenhamin, sërish në Milano, kësaj radhe për Champions League.

Luciano Spalletti nuk e mohon që skuadra e tij po kalon moment negativ, por mundohet që të shikojë përpara, trransmeton TCH.

“Rezultatet nuk janë të mira, por nuk jemi konfuzë. Tottenham është i fortë fizikisht, por edhe teknik dhe i shpejtë. E dimë se si përballohet një ekip si ai. Mund të jetë ndeshja e kthesës, ajo që do të na çlirojë”, ka thënë trajneri i Interit në konferencën përpara ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP