Është zhdukur një avion ushtarak rus pranë bregdetit sirian

Një avion ushtarak rus, me 14 njerëz në bord, u zhduk nga radari pas fluturimit mbi Siri, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Lidhja me ekuipazhin e avionit rus Il-20, mbi Detin Mesdhe, është humbur”, tha ministria, transmeton REL.

Forca ushtarake ruse është në operacion kërkimi.

Rusia ka nisur sulme ushtarake në Siri në vitin 2015, pas kërkesës së presidentit sirian, Bashar al-Assad, i cili ka mbetur në pushtet pavarësisht shtatë vjetëve luftë civile.

Konflikti, deri më tash, ka vrarë mbi 350 mijë njerëz.

Incidenti me avionin rus raportohet të ketë ndodhur rreth 35 kilometra larg bregdetit sirian, derisa ai po kthehej në bazën ajrore ruse Hmeimim, pranë qytetit veriperëndimor të Sirisë, Latakia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button