LIFA

Emnin e kishte Time. Nuk e di pse e thajrshin Lifë. E pajta kushrajnin e babës pjak, Metën: xhit a Lifë? Aj m’tha Lifë asht ni grue çi hecën terma-teposht. Çashtau m’tha, ama mu nuk m’u duk se asht bash ashtau se nuk e kum pa tu hecë terma-teposhtë. Une nuk e mora vesht majr xhit asht ajo terma-teposht. Po aj nuk deshti ta çoje ma tuqe. M’tha: hajt baju tuqe, nuk um ze zorti mu pse Timen.e thajrrkan Lifë

Mu m’u dukte se Lifa asht ni gru e majr, po me shaum heka, çi i çllon punët e veta. E hollë, e gjatë, me sajt mavaj ene vetllat e holla, si aj harki n’vjershat e Naim Frashrit, nuk e kishte shoçen n’kataund. Hem e majr, hem e heshme. T’shkretën e kishte lanë burri, Qufë Gjurabardhi, me di cauca ene kishte hupë nam e nishan. Disa thojshin se ka shku n’Vllajakë me ni farë malazezje, disa thojshin se e kishin pa n’Austri do njerëz u thkaj pi Gjermanie. Ke si ke Lifa kishte metë vet  me cauacat e vogla. E shkreta hiçte qametin për t’i rrajtë caullët tu çenajs, tu ba bikme ene tu ba tentene. Ajo e çllonte tajmin e vet, po dunjaja u mirrte me ta. Gratë, sa herë çi binte nata e errsaja e e bante burg kataundin e kur rahatoheshin napër dishekë me burrat e vet, sicalla, kadalez, va thojshin kani fjalë burrave t’keçe për Lifën. “Lifa ban munxhi, Lifa raun traukk vorresh me ni çip, Lifa ka fjokë ene thoj t’vdekshmish n’çekmexhe”! Doni burrë ja thkente grues: “Eja, a ije n’ment, a e din xhi folën”? Doni qetër u thkehte n’krahin qetër ene gërhatte. Pse kshtua nuk e durojshin gratë, Zoti e merr vesht.  Po kur gratë e kataundit nuk e dunë, ajo don me thanë se nuk e don kataundi, vlla. Kur s’e don kataundi, atëherë kot e kije taj se u thaue njerëzve: ej e majr asht Lifa. E drejta burrat nauk se e kishin munajë, ani se nauk se folshin doni fjalë t’majr për ta napër mexhlise, po nuk e thojshin as fjalën e keçe. As na t’ritë. Si burrat, ene t’ritë sa herë çi e shajfshin ja sa herë çi u përmendte Lifa ofshajshin. “Ah”!… Ma drejt nuk e dojshin gratë, se burrat ene me e pasë folë doni fjalë me ferra për Lifën, ma shaum va bojshin qejfin grave t’veta sa për t’va mshelë gjojën.

Gratë kudo, napër darsma, napër miçsajë, kudo temë muhabeti e kishin Lifën. Lifa, Lifa, Lifa! Lifa asht kshtau, lifa asht ashtau, Lifa veç me t’çullaume va merr mendtë burrave. Ka pasë gra, si Butja e Cen Rabaxhisë, ja Gjilfidanja e Cil Kërpeshit çi kanë thanë se e kanë pa n’kollomoç me nifarë njeri. Kur i kanë pajtë me cëllin njer e paskan pa Lifën, ato nuk kanë ditë çfarë përgjegje t’apën. “Hupni kto fjalë, se d’u haje dreçi i i zi”! u ka thanë pjaki i katuandit Xen Dajaki. Gjilfidanja e Cil Kërpeshit nihere kishte desht t’those se e kishte pa me ujarin e kataundit, Ramë Tupecin, tu shku rreth jazit kah livadhet, majrpo e kishte përtajpë majr fjalën ene fjala i kishte met n’fajt. S’ja kishte marrë mendja ta çese n’mejdan se kjo punë mund ta shtajnte n’bela t’madhe.

Po çashtau asht ki vakët. Sicëlli e ha bukën e vet e ban gajlen e huj. Nuk asht veç Butja ja Gjilfidanja çi ‘e duron Lifën. N’kataund sicëlli send, sicëlla punë, a përmajs, vlla. Nuk asht si n’vakt t’Turkijes kur a ditë rendi e kuvendi. Sot a ndrajshe. Lemja e Man Lerit çi me ni vakt ja lante kamt burrit, kishte najs ta rrafe t’shkretin Man veç pse kishte shku te dera e Lifës t’i kallxoje se i paska ardhë ni letër n’postë e s’e duhetvetë Lifa t’shkoje ta marre se postjeri kana smunt, Dudija e Bibë Trekalaçit nuk kallxon ma fall, po ja ka najs t’mirret me hadise. Ashtau thonte se hadise janë ene saherë çi kallxon doni send ajo nuk e le pa çit gjurë kah Lifa. Xija e Cufës s’Verdhë ka najs t’i falje pesë vaktet. Ajo Xije çi asni duva s’un e mconte përmenç te hoxha.

Ama ene Timja, nuk ash ma ajo Lifë. Ajo prapë ash ba Time. Duket se tahi i ka shkarkau boll hekat ene i ka fugë n’prroj. Përpara shkonte n’fushë e mlidhte krande ene vajnte n’shpaj krajehunxhët ene ja çenajste, ja maronte gajtana për për bikme, ja bante tentene ditë e natë. Sot rrallë del, majrpo kur del nuk asht ma me raçe t’vjetra, po me kostime  pi shtofi kanger çi zdrajtën. Nuk e ma ma krajet hunxhët, po hecën me krajet nalt, krenare. Timja ma nuk asht Lifë. Ajo letër çi kishte ardhë, i kishte ardhë pi Amerike. E drejta letra u kishte ardhë caucave pi Amerike. Burri i Times,  Qufë Gjurabardhi, paska kanë n’Amerikë. Natë e ditë paska punau agje ene paska ba pasuni t’madhe. Po ni, dit, hop, smuhet ene frajk e shkraun testamentin ene t’u le caucave pasuni t’madhe. Sot Timja ka di cauca si perri t’heshme ene pasanike t’mdhoja. Tahi ket gratë e kataundit shtajhen se calla d’e zane nause për gjalin njanën pi caucave t’Times. Për çata, sa herë kur e shofën, nalen me Timen ene bojnë muhabet. Asnjana s’i thotë ma Lifë, po Time. “Si t’kam moj motër, Time. Sa moti s’t’paskam pa”!

Timja i ka harrau ket ato fjalë t’randa. Ketve va ka falë. Ama për t’harrau, nuk harrohen ato fjalë. Nuk harrohet as emni çi ja kishin vu: Lifë!

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button