Mustafa: Korrigjimi i kufirit nënkupton korrigjim të shtetësisë

LDK është kundër idesë së presidentit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka thënë kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë, ku ka shtuar se për këtë çështje mund të flitet vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Si LDK jemi kundër korrigjimit të kufijve, sepse vet ku koncept është i padefinuar. Ne mund të hyjmë në procesin e demarkacionit me Serbinë, pastaj mund të flihet për korrigjim. Le të në pranojë Serbia me këta kufij dhe më vonë në bazë të interesave tona mund të flasim për korrigjime”, është shprehur Mustafa.

“Nuk jemi që tash të hapet korrigjimi i kufijve, sepse hapet korrigjimi i shtetësisë sonë dhe pavarësisë. Kjo nuk do të thotë se ne tash nuk kemi interes për qytetarët e Luginës së Preshevës. Do t’i përkrahim në të gjitha proceset, por në këtë kohë flitet për Kosovën, për relacionin Kosovë Serbi”.

“Ne duam në çdo relacion ta mbajmë shtetësinë që na e ka aprovuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button