Shpërthim me tritol në banesën e pronarit të televizionit

Në orët e para të mëngjesit një shpërthim tritoli është regjistruar në banesën e një biznesmeni në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 të qytetit, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, sasia e vogël e lëndës shpërthyese është vendosur në banesën e 60 vjeçarit me iniciale B.F.

Mësohet se tritoli është vendosur në afërsi të banesës së biznesmenit Bajram Fejzullahu, pronar i një televizioni lokal në Pogradec. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button