Dy Koretë hapin një zyrë të përbashkët

Dy Koretë hapën të premten një zyrë të përbashkët ndërlidhëse në qytetin e Kaesongut (Koreja e Veriut), përpara vizitës së Presidentit Moon Jae-in në Phenian të martën e javës së ardhshme, transmeton VOA.

Hapja e zyrës është zhvillimi më i fundit në një seri hapash pajtues të marra këtë vit nga dy Koretë.

Ministri i Bashkimit të Koresë së Jugut Cho Myoung-gyon tha se zyra do të bëhet “djepi i mirëqënies së dy Koreve”.

Hapja e zyrës së re vjen vetëm disa ditë përpara se Presidenti Moon të udhëtojë drejt Phenianit, për një vizitë tre-ditore, në takimin e tij të tretë me Kim Jae-in këtë vit.

Më parë këtë javë (të martën), kreu i Koresë së Jugut i tha kabinetit të tij në Seul se Uashingtoni duhet të marrë një rol udhëheqës në mënyrë që të bindë Phenianin për të braktisur programin e tij të armëve bërthamore.

Deklarata e presidentit Moon erdhi pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump kishte marrë një letër pozitive nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, që i kërkonte atij zhvillimin e një takimi të dytë mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP