Cipras: I mbështes përpjekjet e Zaevit për ta fituar referendumin

Dëshirë, shpresë dhe mbështetje për Zoran Zaevin që ta fitojë referendumin, edhe njëherë ka shprehur kryeministri grek Aleksis Cipras njofton, Portalb.mk.

“Dëshiroj dhe shpresoj se kjo marrëveshje do të shkojë përpara. Dëshiroj, shpresoj dhe i mbështes përpjekjet e Zoran Zaevit që ta fitojë referendumin. Dhe gjithsesi, më pas, edhe përpjekja më e rëndë që në Kuvend të gjendjen 2/3-tat e votave, që ta ratifikojë ndryshimin kushtetues. Kjo është mundësi e madhe për Greqinë, mundësi e madhe për rajonin. Zgjidhja e problemit që ekziston me dekada dhe sipas mendimit tim e zgjidh në mënyrë pozitive për vendin”, thotë kryeministri grek.

Aleksis Cipras thotë se zgjidhja mes dy vendeve do të fitojë shumicë absolute në Kuvendin e Greqisë dhe sqaroi se Marrëveshje e Prespës, do të vijë në Kuvend, ashtu sikur është e caktuar në vetë marrëveshjen “kur pala tjetër do ta finalizojë procesin e revizionit kushtetues dhe kur do të krijohet protokolli për integrim në NATO”, që Greqia të mundet ta ratifikojë edhe protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Kjo marrëveshje do të fitojë shumicë absolute në Kuvendin e Greqisë. E respektoj dhe nuk pajtohem me pozitën e partnerit tim të koalicionit, me të cilin kemi bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë dhe jam i sigurt se edhe ai do t’i mbajë parimet e tij, ashtu sikur vetë beson, por nuk do ta shkatërrojë rrjedhën e papenguar të vendit drejt forcimit ekonomik dhe stabilitetit politik”, sqaron Cipras në lidhje me pozitën e Grekëve të Pavarur dhe Panos Kamenosit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button