Personazhi i njohur shqiptar që ka 102K ndjekës por nuk ndjek asnjë!

Instagram është padyshim rrjeti social më i përdorur nga njerëzit e famshëm në mbarë botën por edhe në Shqipëri. Kush për të ndarë momente nga jeta personale e kush për çështje profesionale, në një formë apo tjetër njerëzit ndiqen dhe ndjekin personazhet për të cilët kanë interes. Por jo gjithmonë ndodh kështu!

Vetëm një është personazhi shqiptar që ndonëse ndiqet nga 102 mijë ndjekës në Instagram, nuk ndjek askënd. Është fjala për Vera Grabockën, regjisoren më të njohur shqiptare, e cila kohët e fundit është rikthyer edhe më aktive dhe me më shumë postime në llogarinë e saj, shkruan Bordo.al. 

Verën që sapo lamë pas, Grabocka si rrallë herë ka postuar në Instagram edhe momente nga jeta e saj familjare ku spikasin fotot me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Timo Flloko dhe vajzën e vetme të çiftit, Lindën e cila jeton në Amerikë. Jo vetëm kaq por llogaria e regjisores është bërë edhe më aktive për shkak edhe të nisjes së sezonit të ri televiziv dhe pas publikimit të spotit të “Dance With Me”, spektakli i cili fillon të hënën e 17 shtatorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button