Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, mundësi e madhe për punëtorët

Odat ekonomike të Maqedonisë vazhdimisht kanë alarmuar se vendi vazhdimisht përballet me deficit të punëtorëve në disa profesione profesionale. Shembull më i freskët për atë janë transportuesit dhe biznesmenët e industrisë së tekstilit të cilët ditët e fundit publikisht janë ankuar se kanë mungesë të kuadrit dhe se gjithnjë e më rëndë gjenden punëtor me drejtime të caktuara. Me siguri problemi do të rritet në të ardhmen, duke e pasur parasysh caktimin strategjik të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për të cilën qytetarët e vendit duhet që ta tregojnë qëndrimin e tyre në referendumin e 30 shtatorit, shkruan “Meta” dhe Portalb.mk.

Nëse vjen deri te hapja e bisedimeve dhe anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ajo do të thotë se do të hapet tregu evropian i punës për punëtorët e vendit tonë, që sipas përvojave rajonale ka sjellë valë drastike të emigrimit të punëtorëve në disa vende evropiane.

Sipas të dhënave të “Eurostat” në vitin 2017-të më shumë se gjysmë milionë banorë të moshës prej 20 deri më 64 vjet kanë jetuar në ndonjë prej vendeve të BE-së, ndërkaq 70% prej tyre kanë punuar në shtet ku jetojnë. Të dhënat zyrtare të Entit për Statistika të Bullgarisë, tregojnë se vitin e kaluar popullata në Bullgari në moshë prej 20 deri 64 vjet është 4.5 milionë.

Nga “Eurostat” kanë llogaritur se 12% e personave në moshë janë rezidentë në ndonjë vend tjetër të BE-së, që do të thotë se rreth 550.000 bullgarë kanë jetuar dhe kanë punuar jashtë vendit të tyre. Në vitin 2007 vetëm 5% të bullgarëve në këtë moshë kanë jetuar në BE, gjegjësisht 220.000 persona. Të thënat gjithashtu zbulojnë se në Romani ka pasur migrim rekord në vendet evropiane, gjegjësisht 19.7% e popullatës në moshë prej 20 deri në 64 vjet, kanë ikur nga vendlindja.

Në agjencinë për ndërmjetësim gjatë punësimit jashtë vendit “Kouzon”, e cila me dekada punon në afrimin e tregut të brendshëm dhe të jashtëm, thonë se në Maqedoni, veçmas te personat e rinj është interes i madh që të punojnë jashtë vendit.

“Ne ofrojmë programe të ndryshme për punë sezonale dhe të përhershme gjithkund në botë. Ekziston interes i madh, ndërkaq tregues më i mirë për atë është se për momentin kemi mbi 1.000 studentë që punojnë jashtë vendit. Nëse vjen deri në hapjen e tregut evropian të punës për personat me pasaporta të Maqedonisë presim migrim të madh, pasi që edhe tani shumë bashkëqytetarë kanë bërë gjithçka që kanë mundur që të arrijnë deri te pasaporta bullgare e cila llogaritet si vizë për punë në BE”, thonë nga Kouzon.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button