Sekretari amerikan i Mbrojtjes Matis, gjatë vikendit do ta vizitojë Maqedoninë

Sekretari i SHBA-së për Mbrojtje, Xhejms Matis, ka paralajmëruar se këtë vikend do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin për çështjen e emrit, por edhe shqetësim për shkak të përzierjes së mundshme të Moskës në këtë proces, njofton Portalb.mk.

“Do të shkoj t’i vizitojë miqtë tanë të Maqedonisë dhe qartë do t’u them se SHBA e përkrah popullin e Maqedonisë”, tha Matis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Në pyetje gazetareske, nëse është i shqetësuar për përzierjen e Rusisë në referendumin e Maqedonisë, sekretari Matis tha:

“Jam i shqetësuar për atë. Mendoj se nuk duhet që të ketë përzierje në demokraci. Nëse shprehet qëndrimi në letër është një gjë tjetër, por nëse bëhen vështirësi si Rusia ka praktikuar në Ukrainë dhe në SHBA, dhe tani në Maqedoni pasi që Rusia gjithmonë u përshtatet situatave specifike, ndërkaq në lidhje me mua, unë do të isha i kujdesshëm”.

Xhejms Matis është njeriu i dytë i lartë që këtë javë vjen në Maqedonia që të shpreh mbështetje për referendumin.

Nesër në Shkup vjen, ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, Ves Miçel. Ai do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev dhe përfaqësues tjerë zyrtar për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe referendumin e 30 shtatorit.

Miçel në Shkup do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe të komunitetit të biznesit me të këmbejë mendime dhe do ta theksojë përkrahen amerikane për përfshirjen e Maqedonisë në familjen perëndimore.

http://portalb.mk/554756-ves-micel-te-enjten-do-te-vije-per-vizite-ne-shkup-qe-te-jep-perkrahje-per-referendumin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button