Cipras nuk u përgjigj për kombësinë dhe gjuhën në Marrëveshjen për emrin

Kryeministri grek Aleksis Cipras në debatin me eurodeputetët nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e deputetit evropian nga Demokracia e Re, Manolis kefolojanis, për atë si do të quhet gjuha dhe kombësia e Maqedonisë nëse miratohet Marrëveshja e Prespës.

“Shpresoj se do të shkohet sipas planit dhe për disa muaj vendi do ta ndryshojë emrin dhe Kushtetutën, se do të jetë Maqedonia Veriore”, deklaroi Cipras.

Pastaj ai e pyeti Kefolojanisin “si deri më tani e kanë quajtur shtetin në Parlamentin Evropian”?

“Të gjitha këto vitet e kaluar, kur ishte paraardhësi i Zaevit në pushtet, zoti Gruevski kur vinte në Parlamentin Evropian, si e quanin? Kolegët tuaj, si e quanin? Nëse shumica në PPE e quanin “nga Shkupi”? Ky është Parlamenti Evropian dhe ta konsiderojmë këtë temë si tabu, ta varrosim kokën në rërë. E dini që me vite e kemi vendosur kokën në rërë, 140 vende, mes tyre edhe më të fuqishmit si SHBA-ja, Kina, Rusia, e kanë njohur këtë vend me emrin e tij kushtetues, ndërsa ky emër është vetëm Maqedoni. Të gjithë liderët e kanë quajtur Maqedoni dhe askush nuk dukej i irrituar. Pos u ankoni që edhe krahas kësaj Zaev dhe qytetarët e tij vijnë në Greqi, edhe atë është mirë që vjen në bregdetin tonë dhe e ndihmon ekonominë tonë, por kanë hyrë në Greqi me pasaportë ku qëndron Republika e Maqedonisë. Nëse e ndryshojmë gjendjen ata do të vijnë si qytetarë të Maqedonisë Veriore”, tha ai, transmeton MIA.

Kryeministri grek ka theksuar se që tani do të jetë e qartë se Maqedonia nuk mund të pretendojë në “trashëgiminë antike greke maqedonase”.

“Nuk e di nëse kjo është me rëndësi, por me vite Gruevski, i cili i takon të djathtës ekstremiste nacionaliste e mbushi vendin e tij me përmendore nga Aleksandri i Madh, në çdo qytet, në çdo shesh dhe shumë simbole të tjera të Maqedonisë greke antike. Në të ardhmen askush nuk do të ketë të drejtë ta bëjë këtë, as kryeministri i tanishëm, as kryeministrat e ardhshëm nuk do të kenë të drejtë të thonë se Aleksandri i Madh është pjesë e trashëgimisë së tyre. A është me rëndësi kjo për ne?”, Ciprasi iu përgjigj Kefolijanisit.

Edhe më me rëndësi, siç theksoi Cipras, çdo kryeministër i këtij vendi do të konfirmojë se vendi i tij është sllav dhe gjuha e tij sllovene. “Deri më tani kjo nuk ka ndodhur, shtoi kryeministri grek.

Cipras i kritikoi të dyja partitë opozitare në Greqi dhe Maqedoni, të cilat të dy kryeministrat i akuzojnë për “tradhti”.

“Zaev edhe unë jemi të akuzuar në vendet tona se jemi tradhtarë. Micotakis dhe Misckoski, të cilët i takojnë PPE-së, na akuzojnë plotësisht me argumente të njëjta, të adaptuara në vend se jemi tradhtarë dhe se marrëveshja është e dëmshme. Nuk mendoni sepse të dy liderët konservativë na akuzojnë se jemi tradhtarë kjo me siguri do të thotë se edhe unë edhe Zaevi bëjmë diçka të mirë, e hapim rrugën drejt paqes, perspektivës për bashkëpunim dhe një të ardhme të qetë dhe në këtë unë jam shumë krenar”, tha Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button