Dua Lipa i gëzohet suksesit të “Electricity” (VIDEO)

Akoma nuk janë bërë pesë ditë të plota që nga publikimi i këngës “Electricty” të Dua Lipës, ndërsa videoklipi i këtij projekti ka kaluar shifrën prej dhjetë milionë shikimesh në YouTube.

Bashkëpunimi i saj me “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo, tashmë është bërë një tjetër hit botëror, transmeton Telegrafi.

Dhe natyrisht se vet këngëtarja i është gëzuar në masë të madhe këtij suksesi.

“Dhjetë milionë shikime për “Electricty”! Dashuri të çmendur për ju njerëz! Faleminderit”, ka shkruar duan në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

10 MILLION VIEWS ON ELECTRICTY!!!!! CRAZY LOVE FOR YOU GUYS!! Thank youuu ⚡⚡⚡

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

“Electricity”, e cila është kënga e katërt e projektit të përbashkët të Mark Ronson dhe Diplo, është një rikthim në stilin e muzikës së viteve të nëntëdhjeta.

Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare e kompleton me një vokal të stilit ‘house’ të asaj kohe.

Kujtojmë që ditë më parë, 23-vjeçarja ishte ndër personazhet kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “GQ Men of the Year Awards”, ku e fitoi çmimin për solo-artisten më të mirë të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button