Thaçi, apel shqiptarëve për mbështetjen e referendumit

Pasi përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare shprehën mbështetje për referendumin e 30 shtatorit, një përkrahje e tillë erdhi edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim për media, Thaçi ftoi shqiptarët e Maqedonisë që më 30 shtator të votojnë pro të ardhmes euro-atlantike të vendit, duke theksuar se status-quo-ja nuk është e dobishme për asnjë vend, transmeton Alsat M. 

“Ne e mbështesim integritetin territorial të Maqedonisë, mbështesim referendumin. I ftoj qytetarët në Maqedoni, posaçërisht shqiptarët të dalin dhe të votojnë pro referendumit! Mos të humbin kohë duke qëndruar në shtëpi, por të sakrifikojnë pak kohë për të votuar për të ardhmen e Maqedonisë në NATO. Kjo është në interesin e të gjithëve”- deklaroi Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button