Cipras: Dëshiroj që miku im Zaev ta fitojë referendumin

Kryeministri grek, Aleksis Cipras në Panairin Ndërkombëtar në Selanik, një ditë pas protestave të dhunshme, tha se referendumi në vend do të ketë sukses, por edhe është i bindur se Marrëveshja do të ratifikohet me sukses në Kuvendin e Greqisë, njofton Portalb.mk.

“Më 30 shtator ka referendum në Shkup. Dëshiroj dhe shpresoj se miku im Zoran Zaev do ta fitojë. Më pas kemi proces të rëndë, procesi i ndryshimeve kushtetuese, i cili do të finalizohet në mes të janarit, ai proces është i rëndë pasi që kërkon dy të tretat në Kuvend, ndërkaq më pas gjithsesi e kemi procesit me protokollin për integrim, proceset burokratike në NATO”, tha Cipras.

Cipras para gazetarëve e hodhi poshtë mundësinë për shpalljen e referendumit në Greqi, për Marrëveshjen e Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button