Çështja e emrit, Athina i ka dërguar notë proteste Uashingtonit

Athina zyrtare i ka dërguar notë proteste SHBA-së për deklaratën e ndihmës sekretarit shtetëror, Ves Miçel, në lidhje me emrin e IRJM-së, shkruan gazeta greke “Dokumento” dhe zbulon se Athina zyrtare, muajin e kaluar ka reaguar për fjalimin e Miçelit në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit të Amerikës, njofton Portalb.mk.

“Në Ballkan, diplomacia amerikane ka luajtur rol në zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë”, është pjesa kontestuese e fjalimit të Miçel më 21 gusht, për çka ka reaguar MPJ-ja greke.

“Dokumento” shkruan se reagimi nga Greqia ka qenë i shpejtë, ndërkaq Miçel i ka kërkuar falje Koxiasit.

“Sipas burimeve qeveritare, pas notës së protestës, Miçel i ka kërkuar falje ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias. Athina, të cilës veçmas i ka penguar kjo deklaratë e funksionarit amerikan, paraprakisht ka insistuar, duke i thënë palës amerikane se është i papranueshëm fakti si “arkitekt” i zgjidhjes së problemit të paraqitet Uashingtoni, nga momenti kur marrëveshja mund të arrihej, falë përpjekjeve të vazhdueshme të diplomacisë greke dhe më shumë, pa qenë në dispozicion Greqia të pranojë çfarëdo lloj trysnie nga SHBA ose vendeve tjera të lindjes ose perëndimit”, shkruan gazeta.

Për trysninë eventuale për arritjen e marrëveshjes, kryeministri Aleksis Cipras, në konferencë për shtyp në korniza të Panairit Ndërkombëtar në Selanik, tha se “me sinqeritetin absolut dhe me siguri absolute”, mund të thotë se askush nuk e shqetësuar ose nuk i ka bërë trysni Greqisë për çështjen konkrete, por thjeshtë me ndryshimin e pushtetit në Maqedoni, është hapur mundësia e vetme për bisedime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button