Evidentimi dhe parandalimi i dhunës verbale nëpër shkolla

Procesi edukativo-arsimor përveç rolit pozitiv në zhvillimin psikoemocional të nxënësve në vete ngërthen edhe disa probleme dhe momente negative të cilat kanë reperkusione degjeneruese në edukimin dhe arsimimin e nxënësve, dhe jo vetëm kaq. Në radhë të parë janë raportet antisociale ndërmjet nxënësve ato që dëmtojnë dhe pengojnë seriozisht zhvillimin e mirëfilltë të procesit edukativo-arsimor. Kështu imponohet si detyrë primare evidentimi dhe regjistrimi i shenjave të dhunës verbale tek nxënësit si nga ana e mësuesve dhe stafit tjetër ndihmës arsimor poashtu edhe nga ana e prindërve, duke parandaluar kësisoj pasojat destruktive të dhunës verbale në zhvillimin dhe maturimin e personalitetit të nxënësve të cilët janë viktimë e abuzimit verbal nga bashkmoshatarët e tyre nëpër shkolla.

Çdo ndryshim i sjelljes së nxënësit, ikje nga procesi i mësimit, humbje apo rritje e oreksit, vetë-izolimi, rënie e paarsyeshme e suksesit duhet të jetë një paralajmerim signifikant për prindët dhe mësuesit se i njejti mund të jetë viktimë e dhunës psikologjike, e cila poqese nuk parandalohet mund shpejt të eskalojë në dhunë fizike. Pas evidentimit të shenjave të para të abuzimit verbal duhet me rishqyrtuar dhe në hollësi me analizuar se çka ndodh me nxënësin e zdepur emocionalisht i cili me gjasë rezulton të jetë viktimë e dhunës verbale.

Angazhimi i kordinuar dhe me kohë i gjithë establishmentit edukativo-arsimor dhe të prindërve duhet që të parandalon pasojat e pariparueshme të keqtrajtimit verbale tek nxënësit. Në këtë drejtim duhet promovuar edhe me aktvendime zyrtare raportet e shëndosha ndërpersonale nëpër shkolla duke sankcionuar në të njëjtën kohë veprimet dhe aktet keqbërëse të nxënësve me sjellje delikuente, ku abuzimi verbal merr një haraç të stërmadh nëpër klasat dhe ambientet e tjera të shkollave tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button