Haradinaj tërheq lejen që Vuçiq të vizitojë Drenicën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se i ka tërhequr lejen e dhënë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të vizitojë sot fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.

Qytetarët në këtë zonë kanë bllokuar rrugën, duke vendosur gjësende të ndryshme, me qëllim që të parandalojnë vizitën e Vuçiqit, transmeton REL.

Qytetarët kanë vendosur pengesa të ndryshme në rrugë, me qëllim që të pengojnë vizitën e Vuçiqit
Qytetarët kanë vendosur pengesa të ndryshme në rrugë, me qëllim që të pengojnë vizitën e Vuçiqit

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se siguria e “qytetarëve është mbi të gjitha”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur të shtunën vizitën e tij dyditore. Ai sot ishte paraparë, që të vizitonte edhe fshatin Banjë të Skenderajt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button