Japoni, rritet në 30 numri i viktimave nga tërmeti

Është rritur në 30 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit 6.7 ballë që ndodhi ditë më parë në ishullin Hokaido të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga menaxhimi lokal në Hokaido mësohet se në tërmetin, i cili ka shkaktuar shumë rrëshqitje të tokës në terrenin e pyllëzuar kanë humbur jetën 30 persona ndërsa 9 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se vazhdojnë punimet për shpëtimin e personave për të cilët mendohet se kanë mbetur nën shembjet e dheut.

Me përjashtim të tre rasteve të humbjeve të jetëve, vdekjet tjera janë shkaktuar të gjitha përreth zonës Atsuma ku rrëshqitjet e tokës dëmtuan vendbanimet në ultësirat e kodrave të pyllëzuara.

Po ashtu bëhet e ditur se përafërsisht gjysma e banesave në ishullin ku jetojnë 5.4 milionë njerëz kanë filluar të furnizohen sërish me energji elektrike, ku dhe është rihapur sërish aeroporti ndërkombëtar i mbyllur për shkak të fatkeqësisë.

Ndërsa gjigandi i automjeteve Toyota e cila bën prodhimin e një pjese të madhe të motorëve në fabrikat që ndodhen në këtë rajon ka njoftuar se për shkak të situatës së fatkeqësisë ka ndërprerë përkohësisht prodhimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button